Politike

Vilë nga Zoto në Gjirin e Lalëzit? Ahmetaj: Pronarja e tokës është partnerja ime, e ka blerë me transfertë bankare

Ahmetaj tha se gjithçka është kryer me transfertë bankare dhe se partnerja e tij ka qenë proinare e tokës bashkë me kunatën.

23 Shkurt 2023, 22:14 Nga F.M
Vilë nga Zoto në Gjirin e Lalëzit? Ahmetaj: Pronarja e tokës
Arben Ahmetaj

TIRANË- Arben Ahmetaj thotë se nuk ka marrë asnjë vilë nga Klodian Zoto në Gjirin e Lalëzit. I ftuar në "Opinion", Ahmetaj tha se vila është blerë nga partnerja e tij, Erjola, por që nuk është deklaruar ende sepse blerja ka ndodhur në vitin 2022. Ahmetaj tha se gjithçka është kryer me transfertë bankare dhe se partnerja e tij ka qenë proinare e tokës bashkë me kunatën. 

"Zoto s'e ka pasur kurrë këtë vilë. Të mbaj unë përgjegjësi për Zoton? Pyete ndërtuesin a e ka marrë ndonjëherë pronar Klodian Zoto, ka paguar është bërë pronarë? Asnjëherë, vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime, Eriola, kunata e saj janë pronarë të tokës së Gjirit të Lalëzit, është blerë me transfertë bankare nga Eriola, e ka blerë në 2022 dhe deklarimi bëhet në mars të këtij viti, e merrni emrin e personit dhe hidhni baltë. Unë madje pyeta, kush ësht ky që më del gjithandej,"- tha Ahmetaj. 

arben ahmetaj

Sondazh

Poll