Politike

"A je ti koka e inceneratorëve?" Ahmetaj: S'kam qenë aq i fuqishëm sa të vë në lëvizje gjithë qeverinë! Duhet të isha 'Guru' që të merrja kryeministrin për të firmosur

Ahmetaj tha se duhet të ishte 'guru' që të merrte të gjithë qeverinë, t'i bindte të firmosnin dhe të mos e kuptonin që ishte ai në krye të të gjithë skemës.

23 Shkurt 2023, 22:15 Nga F.M
"A je ti koka e inceneratorëve?" Ahmetaj: S'kam qenë aq
Blendi Fevziu dhe Arben AHmetaj

TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj është shprehur se nuk mund të jetë ai koka e inceneratorëve, pasi nuk ka pasur pushtetin e mjaftueshëm për të vënë në lëvizje të gjithë qeverinë. I ftuar në "Opinion", Ahmetaj tha se duhet të ishte 'guru' që të merrte të gjithë qeverinë, t'i bindte të firmosnin dhe të mos e kuptonin që ishte ai në krye të të gjithë skemës. 

Pjesë nga biseda: 

Blendi Fevziu: A je ti koka e inceneratorëve siç thonë kolegët e tu në PS?

Arben Ahmetaj: Paskan thënë kolegët e mi?

Blendi Fevziu: Po, kështu thonë. 

Arben Ahmetaj: Ti flet me kolegët e mi dhe mua nuk ma thonë. Pse nuk e thonë në SPAK, i ftoj ta thonë në SPAK. Ti, si gazetar që je, duhet të shohësh letrat. Si ka mundësi të jesh ‘koka’ e inceneratorëve dhe të kesh fuqi të mbinatyrshme dhe të marr gjithë kolegët dhe ta bëj të gjithën këtë. Nuk kam qenë aq i fuqishëm që të vë në lëvizje gjithë qeverinë, bashkinë. Unë nuk kam superfuqi o burrë, nuk jam guru, që t’i bëja të gjithë bashkë në qeveri e të hidhnin firmat për inceneratorët. Duhet të isha Guru që të merrja kryeministrin. Janë investime të domosdoshme në përputhje me vizionin e qeverisë. Si je ‘koka’ kur ke lënë letra që refuzojnë financimin? Tirana i takon privatit. Këto po i quaj provokime...Cilët kolegë janë, ma thuaj?

arben ahmetaj

Sondazh

Poll