Politike

Ahmetaj: Klodian Zoto s'më ka paguar kurrë pushime e hotele, s'ia kam parë kartën asnjëherë. Janë spekulime, unë kam 1 mln dollarë

Ahmetaj tha se ai ka qenë privat dhe vetëm divident në tatime të deklaruara kanë shkuar 1 milion dollar, kështu që nuk ka nevojë që t'i paguajë njeri hotelin.

23 Shkurt 2023, 21:20 Nga F.M
Ahmetaj: Klodian Zoto s'më ka paguar kurrë pushime e hotele,
Arben Ahmetaj

TIRANË- Arben Ahmetaj ka mohuar që Klodian Zoto t'i ketë paguar hotele apo pushime luksoze. I ftuar në "Opinion", Ahmetaj tha se nuk ka fjetur asnjëherë në hotelet për të cilat është raportuar në media dhe se bëhet fjalë për spekulime. Ai shtoi se kartën e Zotos s'e ka përdorur kurrë pasi nuk e ka pasur asnjëherë të nevojshme. Ahmetaj tha se ai ka qenë privat dhe vetëm divident në tatime të deklaruara kanë shkuar 1 milion dollar, kështu që nuk ka nevojë që t'i paguajë njeri hotelin.

Pjesë nga biseda në studio: 

Blendi Fevziu: Figuron një pagesë në hotele fillimisht për ju, pastaj me bashkëjetuesen tuaj. Këtu kemi dhe dy pagesa të tjera. Të katërta këto pagesa janë bërë me kartën e Klodian Zotos, e di çfarë ndodh? Kemi bërë një verifikim të vogël dhe sipas Opozitës e Top Chanenl ju keni fluturuar në data që përputhen me këto qëndrime e datat e këtyre pagesave. Ja ku janë...

Arben Ahmetaj: Po, ulemi tani?

Jo, ja ku janë...

Arben Ahmetaj:Jam i qartë...

Tani Zoton s'e njihni, Gugallen jo, Mërtirin the...

Arben Ahmetaj:Jo nuk thashë gjë që nuk e njoh Mërtirin, mos vër fjalë në gojën time.

Edhe një pyetje,

Fevziu: Pse Klodian Zoto i ka kërkuar hotelit të dhëna për ty, kur ju  keni qenë miq? Ai e pyet në 2020 për faktin që ju keni fjetur në 2013.

Ahmetaj: I je referuar një spekulimi të pastër. Këto janë spekulime.

Fevziu: Është apo jo i vërtetë?

Ahmetaj: Nuk kam fjetur unë, nuk kamm paguar me kartën e Zotos, nuk ma ka ofruar Zoto kartën, nuk ja kam kërkuar Zotos kartën. Janë spekulime të pastra.

Fevziu: E telefonova hotelin. Hoteli tha nuk japim të dhëna, vetëm nëse na e kërëkon një organ akuze.

Fevziu: Pse nuk e telefononi hotelin?

Ahmetaj: Çfarë do më thotë mua hoteli, që nuk kam fjetur unë? Ti besoj e di që aty një nga hotelet që del ka qenë i falimentuar. E di ku je sot ti? Sot me këtë rezervim je në Madagaskar. Të ka çuar Klodian Zoto.

Fevziu: Këtu nuk jemi me Boooking, është menaxherja e hotelit.

Ahmetaj: Janë spekulime dhe janë të vërtetueshme.

Fevziu: Pse rezultoni në TIMS në këto data që ai ka rezervuar hotelin.

Ahmetaj: Ku e di ti se ku kam fjetur unë dhe e merr të mirëqenë.

Fevziu: Mbani përgjegjësi për këto fjalë? Ju thoni nuk keni qenë në këtë hotel, nuk keni udhëtuar në këto data?

Ahmetaj: Nuk kam nevojë unë të më paguajë njeri hotelin. Unë kam qenë privat dhe vetëm divident në tatime të deklaruara kanë shkuar 1 milion dollar. Dhe vetëm nga shitja e kompanisë sime kanë shkuar gati 1 milionë dollar. 

arben ahmetaj

Sondazh

Poll