Politike

Arrestimi i ish-zyrtares Alda Klosi, Ahmetaj: Kam patur vetëm lidhje zyrtare, s'më ka kërkuar ndihmë, por uroj të sqarojë çështjen me drejtësinë

Ndihmë, tha se nuk i ka kërkuar kurrë.

23 Shkurt 2023, 22:02 Nga F.M
Arrestimi i ish-zyrtares Alda Klosi, Ahmetaj: Kam patur vetëm lidhje
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj tha se marrëdhënia që ka pasur me Alda Klosin, ish-zyrtaren që ndodhet pas hekurave për pastrim parash, ka qenë formale. I ftuar në "Opinion", ai tha se Klosi ka qenë vetëm 8 muaj shefe e kabinetit të tij në ministrinë e Financave dhe uroi që të zgjidhë gjithçka që ka pezull me drejtësinë. Ndihmë, tha se nuk i ka kërkuar kurrë. 

Pjesë nga biseda:

A ju ka telefonuar ju Alda Klosi për t’ju kërkuar ndihmë?

Jo nuk është e vërtetë.

Çfarë lidhje keni patur?

Përsa i përket Klosit, unë nuk jam që përgjegjësia është personale se ajo është fjala e fundit. Ajo ka qenë vetëm 9 muaj shefe kabineti. Lidhja ime me të është vetëm zyrtare. Unë kam folur vetëm njëherë nga fillimi i tetorit. Se i merrja të gjithë, ku keni filluar pune etj. Sot ajo është para drejtësisë, uroj që ta sqarojë gjithçka ka më drejtësinë.

arben ahmetaj alda klosi

Sondazh

Poll