Politike

Meta zbulon bisedat me Lefter Kokën: I thashë Lefterit hap sytë kur firmos, sepse Rama nuk e di rëndësinë e ligjit

Meta tha se e ka këshilluar Kokën dhe ministrat e tjerë të kenë kujdes kur firmosin pasi Rama nuk e di rëndësinë e ligjit dhe të letrave. 

23 Shkurt 2023, 21:25 Nga I.A
Meta zbulon bisedat me Lefter Kokën: I thashë Lefterit hap sytë
Ilir Meta

TIRANË- Ilir Meta ka folur edhe për aferën e inceneratorëve dhe Lefter Kokën, ish ministrin e Mjedisit. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Meta tha se e ka këshilluar Kokën dhe ministrat e tjerë të kenë kujdes kur firmosin pasi Rama nuk e di rëndësinë e ligjit dhe të letrave. 

"Lefteri po bën shërbimet e veta ndaj Edi Ramës për gjërat e veta. Lefterit dhe të gjithë ministrave që kam emëruar unë, u kam thënë hapni sytë kur firmosni, kini kujdes dhe mos e dëgjoni atë, sepse ai nuk e di rëndësinë e ligjit dhe të letrave. Se ćfarë ka firmosur ai, e di vetë ai. Çështja e inceneratorëve, u krijua me problemin e Fierit, që dilnin njerëzit. I kam thënë, zotëri nëse janë bërë në kundërshtim me rregullat, mos më ngatërro mua me këtë histori. I kam ndërprerë marrëdhëniet me të, 3-4 muaj para se të digjte mandatet opozita. Nuk kishim përgjegjësi të merrnim në mbrojtje një njeri që ka bërë letrat me bekimin e Edi Ramës. Mos e di budalla Shkëlqim Canin, që nuk pranoi të bëntë këto gjëra? Karriken e zë dikush tjetër, por firma mbetet aty", tha Meta. 

ilir meta lefter koka

Sondazh

Poll