Politike

Ahmetaj flet me emra: Zoton dhe Gugallen s'e njihja, Mërtirin po. Ai s'është 'koka' e asgjëje, por s'di ku ndodhet. E njoha përmes një politikani

Ai u pyet për Mërtirin dhe tha se nuk e dinte ku ndodhej sot, por me bindje shtoi se nuk është 'koka' e asnjë afere. 

23 Shkurt 2023, 21:12 Nga F.M
Ahmetaj flet me emra: Zoton dhe Gugallen s'e njihja, Mërtirin po. Ai
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj tha se Klodian Zoton e Stela Gugallen nuk i njeh, por Mirel Mërtirin, po. Të tre këta emra janë marrë të pandehur për çështjet e inceneratorëve, të Elbasanit dhe të Fierit. I ftuar në "Opinion", ai u pyet për Mërtirin dhe tha se nuk e dinte ku ndodhej sot, por me bindje shtoi se nuk është 'koka' e asnjë afere. 

Pjesë nga biseda: 

Arben Ahmetaj: Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kishin bërë kërkesë dhe unë nuk jam ministër që jam përfshirë në pojektet e ambienteve. Zoton dhe Gugallen se njihja, por Mërtirin që nuk rezulton pronar i asnjë inceneratori po.

Blendi Fevziu: Si nuk figuron more, Gjykata e kërkon si kokën e inceneratorëve?

Arben Ahmetaj: Unë s'e di ku është

Blendi Fevziu: A e njeh?

Arben Ahmetaj: Do kthehem për pak, s'është koka e asgjëje ai...si fillim të shpjegoj që kjo letër që kemi këtu, nuk krijoi kurrë një vendim qeverie, pra vlefshmëria është nul. Është nul nga ana juridike. 

Blendi Fevziu: Këtë e vendos SPAK. A je takuar në Maltë me Klodian Zoton?

Arben Ahmetaj: A jam takuar në Maltë me Klodian Zoton? Kurrë! 

Blendi Fevziu: Kur e ke njohur Mirel Mërtirin?

Arben Ahmetaj: E kam njohur në një tryezë të një ish politikani në 2004-2005. Në 2012 i ri-takuam rastësish tek blloku. S’ka udhëtime me charter me Mirel Mërtirin. Verifikojini.

arben ahmetaj mirel mertiri klodian zoto stela gugallja

Sondazh

Poll