Politike

Meta: Çështja CEZ-DIA është rihapur politikisht nga Rilindja, SPAK krenohet sot me denoncimet e mia

Meta gjithashtu shprehu zhgënjimin që SPAK nuk e ka thirrur për kallëzimet e shumta që ai ka depozituar aty, falë tij dhe PL-së.

23 Shkurt 2023, 21:12 Nga I.A
Meta: Çështja CEZ-DIA është rihapur politikisht nga
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për thirrjen e tij të djeshme në SPAK dhe u shpreh se ai nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN Tv, Meta tha se kjo çështje riaktivizohet sa herë ‘Rilindja’ është në krizë.

Meta gjithashtu shprehu zhgënjimin që SPAK nuk e ka thirrur për kallëzimet e shumta që ai ka depozituar aty, falë tij dhe PL-së. Për kreun e Partisë së Lirisë nuk ekziston asnjë akt, asnjë dokument që Ilir Meta në çfarëdolloj detyre të ketë favorizuar këdo.

"Sa herë të më thërrasë SPAK do shkoj. SPAK krenohet sot me denoncimet dhe kallëzimet e mia dhe të Partisë së Lirisë. Kam bërë disa kallëzime në SPAK. Edhe kur erdhi ftesa e prita me shumë kënaqësi se mendova se do ishte ndonjë nga kallëzimet që kam bërë me vjedhje miliarda euro. Mendova se ishte ndonjë nga ato çështje. Sa i përket çështjes për të cilën u thirra, kam zero shqetësim sepse s'kam asnjë lidhje. Kjo çështje CEZ DIA nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën sepse kur është lidhur kjo marrëveshje nuk kam qenë unë ministër. U thirra thjesht si deklarues. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë shkresë dhe asnjë dokument që Ilir Meta të ketë cenuar një interes publik. Zero," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll