Politike

“Historia e zgjedhjeve që shiten pa filluar ka përfunduar”, Meta: Kush ka merak se do përsëritet ajo që ndodhi në 25 prill, të presë 14 majin

Po ashtu ai shtoi se ajo që nuk negociohet është llogaridhënia dhe transparenca para qytetarëve.

23 Shkurt 2023, 18:45 Nga I.A,F.M
“Historia e zgjedhjeve që shiten pa filluar ka
Ilir Meta

ELBASAN- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar nga Elbasani se nuk do ndodhë sërish në qytet ajo që ka ndodhur në 25 prill me zgjedhjet, duke kujtuar incidentin e shit-blerjes së votave. Në një takim me strukturat e PL-së, Meta tha se historia e lojërave me zgjedhjet që shiteshin pa filluar ka përfunduar. Po ashtu ai shtoi se ajo që nuk negociohet është llogaridhënia dhe transparenca para qytetarëve.

"Ne kemi një marrëveshje publike me PD-në, do mbështesim kandidatët e Primareve në gjithë Shqipërinë. Kandidatët janë të opozitës kudo ku janë. Marrëveshja jonë është shumë e qartë, këshillat bashkiakë do i rikthehen qytetarit dhe do ketë seanca të veçanta ku do konsultohen qytetarët për problematikat e tyre. Ajo që nuk negociojmë është llogaridhënia dhe transparenca para qytetarëve. Ky është misioni ynë. Pritshmëritë janë për një fitore bindëse në Elbasan, Tiranë dhe në Durrës. Sa i takon qarkut nuk mund të them se e njoh situatën në gjithë qarkun si ju, por pa diskutim bashkia e Elbasanit do i rikthehet qytetarëve. Në Elbasan është niveli më i lartë i varfërisë, do ishte kampion për vrasjet. Kush ka merak se do ndodhë në 14 maj ajo që ndodhi në 25 prill le ta presë 14 majin dhe ta shohë se çfarë do ndodhi. Ne nuk cenojmë askënd. Historia e lojërave me zgjedhjet që shiteshin pa filluar ka përfunduar. Si kryetar i Partisë së Lirisë e them këtë me përgjegjësi. Le të guxojnë të prekin votën, kjo betejë nuk ka kompromis. Rilindja është fytyra që korruptoi drejtorin e FBI-së," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll