Politike

'Ligji bëhet për fushatë'/ Privatizimi i objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore, Korreshi: Ai që penalizohet është pronari

Korreshi deklaroi se pronarët nuk marrin kurrë atë që u takon e se ky ligj nuk do u japë një zgjidhje përfundimtare.

23 Shkurt 2023, 12:18 Nga A.B
'Ligji bëhet për fushatë'/ Privatizimi i objekteve
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u shpreh se me projektligjin për privatizimin e objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore, penalizohet vetëm pronari. Gjatë seancës së sotme, Korreshi shtoi se pronarët nuk marrin kurrë atë që u takon e se ky ligj nuk do u japë një zgjidhje përfundimtare.

'Dhe pse ka ca kohë që janë fikur dritat. Ligji vjen jo vetëm për fushatë por për kaluar fushatën, ai që penalizohet është pronari. Ky ligj është për ti bërë qokën dikujt, por ne nuk bëjmë kurrë akte nënligjore. Kishim para disa ditësh dëgjesë me drejtuesin e ASHK-së, ku pamë sa bukur është bërë B20 që e trumbetuam. Nuk është bërë asnjë procedurë, vetëm sorollatje, kurse sot vjen një ligj që nuk i jep zgjidhje përfundimtare por vetëm atyre që janë persona të tretë në mirëbesim. Do të bëjnë një gradaçelë në mes, asgjë tjetër, se pronarët dergjen sa në AKP sa në gjykatë dhe kurrë skanë marrë një vlerë toke. Sot nuk mund të marrim aktin pa certifikatë ndërkohë që komshiu që ka ardhur para 1 viti hedh kullën 3 katëshe.'-tha Korreshi. 

saimir korreshi seance plenare 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll