Bota

LUFTA/ Stoltenberg thirrje aleatëve të Ukrainës: Nuk mund të lejojmë që Putin të fitojë! Rrisni prodhimin e armëve

Megjithatë, ai këmbënguli se NATO do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme

23 Shkurt 2023, 11:49 Nga a.l
LUFTA/ Stoltenberg thirrje aleatëve të Ukrainës: Nuk mund të
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se konflikti i ashpër Ukrainë-Rusi po bëhet një betejë logjistike, kështu që aleatët e Ukrainës duhet të rrisin prodhimin.

E vetmja mënyrë për të vazhduar mbështetjen tonë për Ukrainën është të bëjmë atë që kemi filluar të bëjmë tani, dhe kjo është të angazhohemi me industrinë e mbrojtjes për t’u siguruar që aleatët të nënshkruajnë kontrata afatgjata,” shtoi ai.

Megjithatë, ai këmbënguli se NATO do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme, shkruan Skynews. 

Ne nuk mund të lejojmë që Putini të fitojë në Ukrainë, kjo do të jetë një tragjedi për ukrainasit, por do të jetë e rrezikshme për ne,” tha ai.

Kur u pyet nëse Ukraina do të lejohet të bashkohet me aleancën ushtarake mbrojtëse, Stoltenberg tha se pozicioni i NATO-s mbetet i njejtë.

jens stoltenberg

Sondazh

Poll