Politike

'Edi Rama me dy qeveri, një në burg, një në Kryeministri'/ Protestë dhe PANKARTA, qytetarët kërkojnë kryeministrin

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhte, edhe sot, qytetarët kanë zgjedhur që të shprehin mesazhin e tyre me pankarta.

23 Shkurt 2023, 10:59 Nga k.m.
'Edi Rama me dy qeveri, një në burg, një në
Pamje nga protesta

TIRANË- Ka nisur zyrtarisht protesta e thirrur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë përpara Kuvendit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhte, edhe sot, qytetarët kanë zgjedhur që të shprehin mesazhin e tyre me pankarta.

"Boll ndihmuar një të korruptuar. Po na ikin fëmijët. Edi Rama me dy qeveri, një në burg, një në Kryeministri. Edi Rama, arkitekt i shpopullimit,"-shkruhet në disa prej pankartave.

Ndërkohë në hyrje të Kuvendit deputetët e përjashtuar të opozitës kanë nisur përplasjet me përfaqësuesit e Gardës së Republikës, të cilët nuk lejuan hyrjen e tyre në Kuvend. 6 deputetë të opozitës u përjashtuan për disa ditë nga punimet e Kuvendit, me arsyetimin e prishjes së qetësisë në Kuvend dhe moslejimin e zhvillimit normal të punimeve në seancë.

protesta e pd 23 shkurt 2023 seance plenare 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll