23 Shkurt 2023, 10:50
Nga A.B
Flutura Acka
TIRANË- Debate në Kuvendin e Shqipërisë! Deputetët e opozitës kundërshtojnë përjashtimin e kolegëve të tyre duke deklaruar se e gjitha është bërë në kundërshtim me Kushtetutën. Vokshi mori fjalën në foltore, duke thënë se ka bindje se të tjerë deputetë të PD-së do përjashtohen. Nga ana tjetër, deputetja Açka iu është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama, i cili e ka quajtur opozitën “kopsht zoologjik”, duke quajtur maxhorancën kafaz.
Albana Vokshi: Edi Rama e ka vendin në burg. Deputetë të ndershëm socialistë distancohuni nga Rama. Ejani të ngremë sot komisionin hetimor. 24 deputetë keni përjashtuar, turp më të madh nuk ka Lindita Nikolla. Besoj se do përjashtoni edhe të tjerë. Ky parlament sot ka rënë, nuk mbron më interesat e popullit, mbron vetëm interesat e Edi Ramës. 14 herë përmendet emri i Ramës në akt akuzën e drejtësisë amerikane.
Flutura Açka: Jemi kopsht zoologjik sipas asaj qe ka thënë kryetari juaj. Kontrolloni kafazin tuaj për paraqitjen këtu. Çështja e parë, pse kryeministri nuk paraqitet kur e kërkon Kushtetuta? Ka shkelur Kushtetutën, duke mos e sjellë në kohë, për ju është Zeus, Promote, apo Skënderbe, por për ne është kryeministër. Por meqë ka deklaruar jemi kopsht zoologjik, zgjidhni vetë kush është pilivesa. Unë vetë vij erë njeriu, unë dhe shumë të tjerë do flasim si njerëz. Ai i është hiena.
Pika 2. Komisioni Hetimor, dhe sa u tha një gjë e pavërtetë, sa kohë deputeti thotë është firma ime s’ka asnjë konflikt. Ju do verifikoni firmat, dhe nuk hapni Komisionin Hetimor. Pika 3 dhe më flagrante. Kushdo deputet ka të drejtën e përfaqësimit të njerëzve mbrapa tij, ju edhe sikur ti përjashtoni, 27 deputetë, 27 vota i keni hequr ligjeve nga data 2 deri sot, në momentin e votimit jeni të detyruar që ti ftoni këtu në sallë dhe të vijnë të votojnë, këta njerëz nuk e kanë.
flutura acka albana vokshi
Politike
23 Shkurt 2023, 10:31
f.g
Arben Ahmetaj
TIRANE- Mëngjes i paqtë për ish-ministrin Arben Ahmetaj. Ahmetaj hyri në ambientet e Kuvendit, ku u përgjigj shkurti...
Politike
23 Shkurt 2023, 10:42
A.B
Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj kërkesës nga një grup deputetësh...
Politike
23 Shkurt 2023, 10:41
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla mori fjalën sot në Kuvend. Mirëpo, ai u rrethu...
Politike
23 Shkurt 2023, 10:37
A.B
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh se kolegët e saj janë përjashtuar në mënyrë t...
Politike
23 Shkurt 2023, 10:32
k.m.
Momenti i kontrollit
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë filmuar pak nga momenti kur kanë hyrë për në sal...
Politike
23 Shkurt 2023, 10:28
A.B
Luciano Boci
TIRANË- Seanca e sotme plenare nisi me debat. Sërish, edhe sot deputetët e opozitës krijuan zhurmë dhe bllokim të...
Politike
23 Shkurt 2023, 10:29
k.m.
TIRANË- Byroja e Kuvendit të Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të opozitës për të pezull...
Politike
23 Shkurt 2023, 10:23
A.B
Kuvendi
TIRANË- Byroja e Kuvendit ka rrëzuar ankimimin e 6 deputetëve të PD dhe lë në fuqi përjashtimet. Sot nuk marrin...
Politike
23 Shkurt 2023, 09:27
f.g
Dorian Ducka dhe Hunter Biden
TIRANE- Një shkresë e Komisionerit James Comer, nga Komiteti për Mbikqyrjen dhe Përgjegjshmërin...
Politike
23 Shkurt 2023, 10:13
k.m.
Pamje nga përplasja
TIRANË- Njëjtë si herën e shkuar, edhe sot ka përplasje mes deputetëve të Kuvendit me Gardë...