Bota

Aksident tragjik në Kosovë/ Tre makina përplasen me njera-tjetrën, vdesin 4 persona

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë 4 persona kanë humbur jetën.N gjarjen e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

22 Shkurt 2023, 20:29 Nga a.l
 
Aksident tragjik në Kosovë/ Tre makina përplasen me
Aksident në Kosovë

KOSOVË- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën Ferrizaj- Shtime. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë 4 persona kanë humbur jetën.N gjarjen e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje  të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të Emergjencave, po ashtu Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor.

aksident në kosovë

Sondazh

Poll