Bota

Një ditë pas vizitës së Melonit në Kiev, hakerët sulmojnë organizatat politike italiane

Në mesazhet e tyre hakerët i referohen deklaratave të djeshme të kryeministres italiane Giorgia Meloni nga Kievi, ku mbështeste Ukrainën në luftën ndaj Rusisë, ndërsa përmendet edhe “qëndrimi rusofobik” i Italisë.

22 Shkurt 2023, 19:48 Nga a.l
Një ditë pas vizitës së Melonit në Kiev, hakerët
Hackers

ITALI- Organizatat publike italiane janë goditur nga hakerët të cilët kanë ndërhyrë në portalet e internetit ku ato operojnë. Mediat e huaja rportojnë se faqet e internetit të Karabinierëve, Ministrisë së Jashtme italiane, Ministrisë së Mbrojtjes dhe organizatave bankare janë çaktivizuar përkohësisht ose kanë pasur probleme lidhjeje.

Në mesazhet e tyre hakerët i referohen deklaratave të djeshme të kryeministres italiane Giorgia Meloni nga Kievi, ku mbështeste Ukrainën në luftën ndaj Rusisë, ndërsa përmendet edhe “qëndrimi rusofobik” i Italisë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është takuar pasditen e së martës në kryeqytetin ukrainas me presidentin e vendit Volodymyr Zelenskyy. Duke folur me gazetarët pas përfundimit të bisedimeve të tyre, Meloni tha se Italia ofron mbështetje të plotë për Ukrainën dhe se nuk do të hezitojë ta ndihmojë.

Italia do të ofrojë të gjithë mbështetjen e mundshme për të krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e negociatave, por deri atëherë do të vazhdojë të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes ushtarake, ekonomike dhe sociale”, shtoi kryeministrja italiane.

Megjithatë, ajo e bëri të qartë se në këtë fazë asnjë avion ushtarak nuk do t’i dorëzohet Ukrainës dhe se ky është një vendim që duhet të merret së bashku me partnerët e tjerë. 

haker komjuterik

Sondazh

Poll