Bota

VIDEO/ Shembet miniera e qymyrit në Mongoli, vdesin 2 persona, nuk dihet fati i mbi 50 të tjerëve

Videoja e postuar në mediat sociale, që besohet se është filmuar nga një shofer kamioni, tregon shkëmbinj që shemben poshtë një kodre.

22 Shkurt 2023, 20:17 Nga a.l
VIDEO/ Shembet miniera e qymyrit në Mongoli, vdesin 2 persona, nuk dihet
Shembet miniera në Mongoli

MONGOLI- Të paktën dy persona u vranë, gjashtë u plagosën dhe 53 janë ende të zhdukur pasi një bosht i minierës së qymyrit u shemb ë rajonin e Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore.

"Punëtorët dhe automjetet u fundosën" në shembjen e minierës së operuar nga kompania e minierave të qymyrit Xinjing, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV.

Videoja e postuar në mediat sociale, që besohet se është filmuar nga një shofer kamioni, tregon shkëmbinj që shemben poshtë një kodre.

Pritet që autoritetet të kryejnë hetimet në vendin e ngjarjes për të gjetur personat e zhdukur. 

shembet miniera ne mongoli

Sondazh

Poll