Bota

Moska shuan 'zërat': Nuk do të ketë luftë bërthamore

Presidenti Vladimir Putin njoftoi të martën se po ngrinte pjesëmarrjen e Rusisë në traktat gjatë një fjalimi në të cilin ai përsëriti gjithashtu akuzat se Perëndimi po kërkonte të shkatërronte Rusinë. 

22 Shkurt 2023, 19:29 Nga a.l
Moska shuan 'zërat': Nuk do të ketë luftë
Flamuri rus

RUSI- Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov ka deklaruar se vendimi i Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në traktatin e reduktimit të armëve bërthamore START me Shtetet e Bashkuara nuk rrit rrezikun e luftës bërthamore. 

Nuk besoj se vendimi për pezullimin e Traktatit të Ri START na afron me luftën bërthamore”, tha zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Presidenti Vladimir Putin njoftoi të martën se po ngrinte pjesëmarrjen e Rusisë në traktat gjatë një fjalimi në të cilin ai përsëriti gjithashtu akuzat se Perëndimi po kërkonte të shkatërronte Rusinë. 

sergei ryabkov

Sondazh

Poll