Bota

Rusia miraton projektligjin që i jep qeverisë kompetenca për të shmangur zbulimin e statistikave zyrtare

Qeveria ruse inicioi projektligjin që fillimisht fokusohej në veçantitë e statistikave në territoret e aneksuara të Ukrainës: rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

22 Shkurt 2023, 19:44 Nga a.l
Rusia miraton projektligjin që i jep qeverisë kompetenca për
Flamuri Rus

RUSI- Duma e Shtetit rus, dhoma e ulët e parlamentit, ka miratuar një projekt-ligj që i jep qeverisë kompetenca për të shmangur zbulimin e statistikave zyrtare. Qeveria ruse inicioi projektligjin që fillimisht fokusohej në veçantitë e statistikave në territoret e aneksuara të Ukrainës: rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Sipas dokumentit, të anketuarit e regjistruar në territoret e pushtuara mund të dorëzojnë të dhënat e tyre statistikore parësore në letër deri më 1 janar 2026. Ndërkohë, rajonet ruse janë të mandatuara ta bëjnë këtë në mënyrë dixhitale, shkruajnë mediat e huaja. 

Megjithatë, në leximin e dytë të projektligjit, një grup ligjvënësish paraqitën amendamente që i hapin rrugën Kremlinit për të fshehur çdo statistikë zyrtare sipas gjykimit të tyre. Projektligji tani do të duhet të miratohet nga dhoma e lartë e parlamentit.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll