Bota

Familja e Bruce Willis e shqetësuar për shëndetin e tij, nëna: Kam frikë se nuk do më njohë

Aktori i Hollivudit Bruce Willis u tërhoq nga publiku dhe industria e filmit vitin e kaluar. Në pranverën e vitit 2022, u bë e ditur se ylli i aksionit vuante nga çrregullimi gjuhësor afazi.

22 Shkurt 2023, 19:56 Nga a.l
Familja e Bruce Willis e shqetësuar për shëndetin e tij,
Bruce ëillis

SHBA- Familja e yllit Hollivudian, Bruce Willis është i shqetësuar për shënedtin e tij. Nëna e aktorit të njohur ka treguar se nuk mund të bëjë një bisedë normale me të. Ajo gjithashtu ka frikë se ylli i aksionit nuk do ta njohë më fare.

Aktori i Hollivudit Bruce Willis u tërhoq nga publiku dhe industria e filmit vitin e kaluar. Në pranverën e vitit 2022, u bë e ditur se ylli i aksionit vuante nga çrregullimi gjuhësor afazi. Tani familja e tij ka njoftuar se heroi i "Die Hard" ka demencë, më konkretisht demencë frontotemporale, e cila mund të çojë në humbje progresive të funksionit të trurit.

Familja vazhdon të tregojë në rrjetet sociale se ata qëndrojnë së bashku për 67-vjeçarin Willis dhe shijojnë kohën së bashku. Mbi të gjitha, gruaja Emma Heming-ëillis dhe ish-bashkëshortja Demi Moore.

bruce willis

Sondazh

Poll