Bota

Putin: Lidhjet Rusi-Kinë kyçe për stabilizimin e situatës ndërkombëtare

Kryediplomati i Kinës këmbënguli se partneriteti midis dy vendeve nuk ishte i drejtuar kundër ndonjë vendi të tretë dhe nuk i dorëzohet presionit. Më herët ai u takua me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

22 Shkurt 2023, 19:36 Nga a.l
Putin: Lidhjet Rusi-Kinë kyçe për stabilizimin e situatës
Wang Yi dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë një takimi me kryediplomatin kinez të mërkurën se bashkëpunimi midis Pekinit dhe Moskës ishte i rëndësishëm për stabilizimin e situatës ndërkombëtare.

Bashkëpunimi midis Kinës dhe  Rusisë  në skenën botërore është shumë i rëndësishëm për të stabilizuar situatën ndërkombëtare”, tha Putin në takimin me Wang Yi. 

Siç eraportojnë mediat e huaja, takimi i tyre vjen pasi Kina po përpiqet të shfaqet si ndërmjetëse dhe pritet të zbulojë zgjidhjen e saj politike për konfliktin e Ukrainës këtë javë. Pekini ka kërkuar të pozicionohet si një palë neutrale duke ruajtur lidhje të ngushta me aleatin e tij  Rusinë. Por Uashingtoni dhe NATO kanë thënë se janë të shqetësuar se Kina mund të jetë duke u përgatitur të dërgojë armë dhe municion për të ndihmuar  Rusinë të vazhdojë fushatën e saj në Ukrainë.

"Me palën ruse, ne jemi gati të forcojmë partneritetin tonë strategjik dhe bashkëpunimin tonë të thellë," i tha Wang Yi Putinit, sipas një përkthimi rus të deklaratës së tij.

Kryediplomati i Kinës këmbënguli se partneriteti midis dy vendeve nuk ishte i drejtuar kundër ndonjë vendi të tretë dhe nuk i dorëzohet presionit. Më herët ai u takua me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

“Megjithë turbulencat e larta në skenën botërore, ne po demonstrojmë solidaritetin tonë dhe gatishmërinë për të mbrojtur interesat e njëri-tjetrit bazuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe rolin qendror të Kombeve të Bashkuara”, tha Lavrov.

Wang Yi është në stacionin e fundit të një turneu evropian gjatë të cilit u takua me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba.

lufta ne ukraine vladimir putin wang yi

Sondazh

Poll