Aktualitet

Qëllohet me breshëri plumbash nga makina në drejtim të një lokali në Librazhd, një i plagosur

Një prej personave që ndodhej në lokal, është plagosur.

21 Shkurt 2023, 19:33 Nga F.M
Qëllohet me breshëri plumbash nga makina në drejtim të
Foto Ilustruese

LIBRAZHD- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje, në një nga lokalet e qytetit. Paraprakisht raportohet se është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje në drejtim të lokalit. Për rrjedhojë, një prej personave që ndodhej në bar, është plagosur.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit apo detaje nga gjendja e tij shëndetësore. Pritet njoftim nga policia për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

policia e librazhdit

Sondazh

Poll