Aktualitet

VIDEO/ 14-vjeçari kërcënon mësuesen me armë! Bojkotohet mësimi në Sarandë, prindërit në protestë: S’ka siguri! Kushi: Ishte lodër

Kjo ka ndodhur pas ditën e djeshme një nxënës 14 vjecar ka shkuar në klasën e 6e duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesen me armë.

21 Shkurt 2023, 18:13 Nga I.A
VIDEO/ 14-vjeçari kërcënon mësuesen me armë!
Protesta

SARANDË- Disa fëmijë kanë bojkotuar ditën e sotme mësimin në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë për shkak të mungesës së sigurisë në shkolla. Kjo ka ndodhur pas ditën e djeshme një nxënës 14 vjecar ka shkuar në klasën e 6e duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesen me armë.

Ky nuk ka qenë rasti i parë që fëmijët e kësaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim për shkak të kërcënimit dhe bullizmit. Por vetëm mengjesin e sotëm prindrit i janë drejtuar komisariat të policisë për të gjetur zgjidhje. Bojkotit të mësimit nga fëmijët i janë bashkuar edhe disa mësues. Ndërsa prindërit thonë se nuk do t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë pa patur siguri, ndërkohë që një prej tyre ka deklaruar se adoleshenti quhet Leo. 

"Kërkojmë nga ana e institucionit, drejtorisë së shkollës që fëmijët tanë të kenë siguri në shkollë. Jo më larg se mbrëmë ka pasur një incident të përsëritur edhe më parë. Ku një fëmijë në klasë paralele me fëmijët tanë, i ngelur disa herë në klasë, është bërë problem në shkollë. Mbrëmë në orën e pestë të mësimit, fëmija i quajtur Leo ka hyrë me një mjet që fëmijët e kanë parë si pistoletë. Ia drejtoi mësueses dhe i tha duart lart. I ka mbajtur për një minutë ashtu në tmerr. Mësuesja është lidhur më pas me drejtoreshën. Mësuesja, nga informacionet që kemi thotë që mos i bëni gjë sepse lodra i ka, s’janë të vërteta. Një javë më parë, i ka kërcënuar fëmijët me thikë. I ka mbajtur 45 minuta të izoluar në klasë. Asnjë nga shkolla nuk ka pyetur për këta fëmijë. Deri diku, fëmijët na i kanë mbajtur dhe të fshehtë," tha një nga prindërit.

Një tjetër prind ka deklaruar se në shkollë po bëjnë mësim 7-vjeçarët me 18-vjeçarët, duke theksuar se në shkollë nuk ka siguri.

"Deri diku na e kanë mbajtur dhe të fshehtë. Para një jave dikush ka kapur dhe drejtorin dhe i ka treguar. Kemi qenë dhe sot në komisariat që bëmë kallëzim dhe te qendra e psikologët kanë qenë dhe kanë treguar që nuk është hera e parë. Tek kjo shkollë bëjnë mësim 6-7 vjeçarët me 18-vjeçarët dhe mësuesi i thotë mos shko në tualet se nuk të vij pas ty. Të kenë një siguri sepse ne jemi në shtëpi dhe fëmijët në shkollë. Kur vete i kemi me Leon me thike. Bojkoti ynë ka nisur që sot, fundi nuk është i afërt. Grupi ynë do të filloj të zgjerohet deri në presidencë, kryeministrisë e ministrine e arsimit", tha një prind tjetër.

Për këtë ngjarje ka folur dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi sot në Komisionin e Edukimit, duke theksuar se rasti po verifikohet dhe do të merren masa, edhe pse ka thënë se pretendohet se bëhet fjalë për një pistoletë lodër. 

“Informacioni na ka ardhur që mbrëmë. Pretendohet se ka qenë pistoletë lodër. E kemi referuar në organet kompetente. Nga shkolla na kanë thënë që pistoleta ka qenë lodër pistoleta. Edhe sikur të ketë qenë kështu sërish është akt i rëndë. Djali është i shtëpisë së fëmijës, ndaj sot është bërë një takim ndërinstitucional. Madje është kërkuar edhe të transferohet. Në momentin që ne do të kemi informacion zyrtar nga policia patjetër do të marrim masa. Është një rast shumë delikat se ky fëmijë ndër vite ka problematik, kështu që do të ndjekim me më shumë prioritet”, tha ministrja. 

Një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Adem Sheme” në Sarandë ka terrorizuar pasditen e djeshme mësuesen dhe nxënësit e një klase, duke hyrë në klasë dhe duke u drejtuar një pistoletë. Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e gjimnazit “Hasan Tahsini”, atje ku bëjnë mësimin nxënësit, pas fillimit të punimeve për rikonstruksionin e shkollës.

proteste ne sarande evis kushi nxenesi me arme ne sarande

Sondazh

Poll