Sport

Adriano vlerëson Lukakun, ‘Perandori’ parashikon ‘hat-trick’ të belgut ndaj Portos dhe kujton "show" më 2005 në Champions...

“Romelu është shumë i ngjashëm me mua, si për forcën e tij, ashtu edhe për goditjen me të majtën”, thotë një ish-sulmuesi i skuadrës italiane, i cili shënoi tre gola në vitin 2005 kundër skuadrës portugeze.

21 Shkurt 2023, 19:07 Nga DOSJA

Adriano vlerëson Lukakun, ‘Perandori’ parashikon

ITALI - Porto dhe Interi do të luajnë këtë të mërkurë ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League. Skuadra italiane, më konkretisht sulmuesi Romelu Lukaku, fitoi një tifoz special shtesë në prag të duelit: Adriano ‘Perandorin’.

Ish-lojtari i Interit, idhulli i Flamengos, e lartësoi sulmuesin belg dhe e kujtoi kur shënoi tre gola kundër Portos në vitin 2005 për Champions League.

“Romelu më ngjan shumë në çdo këndvështrim, si për forcën, ashtu edhe për goditjen me këmbën e majtë. Jam i sigurt se ndaj Portos do të shënojë një gol të bukur. Në fakt, jo, do të jenë tre si unë,”- tha Adriano, 41 vjeç, për La Gazzetta dello Sport.

“E mbaj mend atë ndeshje kundër Portos (2005) sikur të ishte sot. Emocioni me çdo gol dhe britmat në stadium. Ishte vërtet një lojë e mrekullueshme për mua,”- kujtoi Adriano, duke komentuar duelin e asaj të mërkure.

Adriano vlerëson Lukakun, ‘Perandori’ parashikon

“Nuk do të jetë e lehtë kundër Portos, që është një skuadër shumë e organizuar, por unë gjithmonë besoj te Interi im. Ky ekip është i kompletuar dhe mund të ecë përpara në Europë,”- theksoi ai.

Por, për të parë Lukakun të shënojë një ‘hat-trick’, Adriano do të duhet të brohorasë shumë. Sulmuesi, i cili pati një Botëror të tmerrshëm (si gjithë ekipi belg), ka shënuar vetëm tre gola që nga rikthimi në Inter vitin e kaluar. 

Përveç kësaj, trajneri Simone Inzaghi në parim duhet të zgjedhë Dzekon si titullar ndaj Portos, duke e lënë belgun si opsion në stol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll