Sport

Javi Gracia trajneri i ri i Leeds, por me kusht

Klubi anglez nuk bëri të ditur kohëzgjatjen e kontratës me trajnerin 52-vjeçar spanjol

21 Shkurt 2023, 18:02 Nga DOSJA

Javi Gracia trajneri i ri i Leeds, por me kusht

ANGLI - Spanjoli Javi Gracia është trajneri i ri i Leeds, skuadër e cila aktualisht renditet e 19-ta dhe e parafundit në Premier League, duke komunikuar marrëveshjen me trajnerin, me kusht që të pajiset me vizë pune.

“Leeds United ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur një marrëveshje me Javi Gracia për të marrë detyrën e trajnerit të ekipit të parë, me kusht që të merret një vizë pune”,- thuhet në faqen zyrtare të klubit, pa zbuluar kohëzgjatjen e lidhjes së nënshkruar mes palët.

Trajneri 52-vjeçar e njeh mirë futbollin anglez, pasi ka zëvendësuar portugezin Marco Silva në Watford në janar 2018, edhe pse ai qëndroi në detyrë vetëm për një sezon e gjysmë, me Hornets, që e shkarkuan gjithashtu në shtator të 2019-ës.

Gracia mbërrin te Leeds United në një moment të vështirë, i parafundit në renditje dhe aktualisht në një seri prej 10 ndeshjesh pa fitore në Premier League (gjashtë humbje dhe katër barazime), që nga 5 nëntori.

Skenari çoi në largimin, në fillim të shkurtit të trajnerit amerikan Jesse Marsch dhe Michael Skubala, që ishte i përkohshëm në tre ndeshjet e fundit.

Në karrierën e tij, Javi Gracia luajti për klube si Cádiz, Almeria, Osasuna, Málaga, Rubin Kazan, Watford, Valencia dhe së fundmi, për Al-Sadd, skuadra e vetme në të cilën ai fitoi një trofe, Ligën e Katarit.

Javi Gracia trajneri i ri i Leeds, por me kusht

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll