Sport

Gullit i befasuar nga suksesi i Erik Ten Hag te Man.United. Ai flet për Cristiano Ronaldon, për Leo Messin dhe “Topin e Artë”...

Ish-lojtari holandez ka treguar se është “i befasuar” nga puna e Ten Hag te “djajtë e kuq” dhe ka komentuar luftën për “Topin e Artë”.

21 Shkurt 2023, 16:32 Nga DOSJA
Gullit i befasuar nga suksesi i Erik Ten Hag te Man.United. Ai flet për

HOLANDE - Ruud Gullit ka treguar se është befasuar nga puna që po bën Erik Ten Hag te Manchester United dhe nuk ka harruar edhe largimin e Cristiano Ronaldos nga klubi anglez, në një intervistë për ‘Marca’.

"Jam i befasuar nga suksesi i Ten Hag. Liga holandeze nuk është e njëjtë me ligën angleze, por Ten Hag ka një filozofi që qëndron. Përveç kësaj, ai bëri mirë në rastin e Cristiano Ronaldos që nuk donte të luante, ai donte të largohej dhe mori vendimin të mos luante.

Kjo i dha skuadrës ndjenjën se "me këtë trajner, nëse i bën gjërat mirë, luani". Tani ata konkurrojnë mirë, hynë të rinj dhe ndjejnë se kanë një mundësi, edhe Maguire është mirë”,- iu referua ish-lojtari holandez qendërmbrojtësit të ‘Tre Luanëve’.

I pyetur, nëse ishte i befasuar nga shkuarja e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, Gullit u përgjigj: "Situata u trajtua kështu dhe tani ai është në një vend ku është i lumtur. Ronaldo është i lumtur, por gjithashtu edhe Ten Hag."

Në një intervistë të gjerë, Ruud Gullit, i cili fitoi “Topin e Artë” në vitin 1987, theksoi se nuk ka dyshim, që këtë vit çmimi do t'i jepet Lionel Messit, i cili thotë se qëndron përkrah Maradonës dhe Peles, si më të mëdhenjtë në futboll”, veçanërisht pas fitimit të Kupës së Botës 2022. Megjithatë, ai kujton edhe një emër tjetër që mund të hyjë në garë për çmimin.

"Messi fitoi Kupën e Botës dhe ka më shumë shanse për të fituar. Por Mbappé, për mua, është në të njëjtin nivel. Me atë që bëri në finale, duke marrë atë përgjegjësi, me rininë që ka... Ai është i jashtëzakonshëm dhe ka një talent të jashtëzakonshëm. Jam i impresionuar", pranoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll