Sport

“Trajner i vjetëruar!” Gruaja e Thiago Silvës ka bërë bujë te Chelsea, me ‘like’ që i ka bërë një publikimi në rrjetet sociale…

Graham Potter vazhdon të jetë objektiv i shumë kritikave nga fansat ‘blu’

21 Shkurt 2023, 17:19 Nga DOSJA

“Trajner i vjetëruar!” Gruaja e Thiago Silvës ka

ANGLI - Belle Silva, gruaja e mbrojtësit të Chelseas, braziliani Thiago Silva, ka bërë bujë në rrjetet sociale në orët e fundit. Ajo ka bërë një ‘like’ në një publikim të një tifozi, që kritikon ashpër Graham Potter, trajnerin e ‘bluve’ të Londrës.

"Thjesht kemi një trajner të vjetëruar dhe pa taktikë, që nuk e di se çfarë po bën dhe që nuk e kupton, as që ky është Chelsea. Ai mendon se është ende në Brighton",- shkruante tifozi tek ‘tweet’-i në fjalë, të cilin Belle i ka bërë ‘like’.

“Trajner i vjetëruar!” Gruaja e Thiago Silvës ka

Duhet theksuar se braziliania është kritikuar shumë pas asaj që ka bërë, ku disa tifozë mendojnë se ajo po njollos jo vetëm imazhin e klubit, por madje edhe të Thiago Silvas, një prej kapitenëve të Chelseas.

“Të bësh një “like” për diçka të tillë, është një turp”,- komentoi një përdorues tjetër. Chelsea, kujtojmë se po kalon një fazë negative, duke zënë vendin e 10-të në Premier League në xhiron e 24-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll