Sport

Pas Atsu, edhe drejtori sportiv: numri i të vdekurve në Hatayspor rritet në shtatë…

Pas tërmetit në Turqi dy javë më parë…

21 Shkurt 2023, 16:08 Nga DOSJA

Pas Atsu, edhe drejtori sportiv: numri i të vdekurve në Hatayspor

TURQI - Taner Savut, drejtori sportiv i Hatayspor, u gjet i vdekur nën rrënojat, 15 ditë pas tërmetit në Turqi dhe Siri, që mori jetën e më shumë se 40.000 njerëzve. Kjo është vdekja e shtatë e konfirmuar në klubin turk, përfshirë atë të Christian Atsu, një ish-lojtar i FC Porto dhe Rio Ave.

"Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e drejtorit tonë sportiv. Zoti e mëshiroftë dhe ngushëllimet tona për familjen dhe tifozët. Nuk do t'ju harrojmë kurrë, do të jeni gjithmonë në zemrat tona. Pusho në paqe",- shkruan Hatayspor në një deklaratë.

Ndjenjat e tyre për ndarjen nga jeta të Savut, i cili ishte 48 vjeç, janë shprehur edhe disa klube turke. Përveç Atsu dhe Savut, vdiqën edhe dy të rinj nga akademia, një teknik i pajisjeve, një kuzhinier dhe një trajner portierësh po nga akademia. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll