Sport

Futbolli brazilian në zi! Portieri 21-vjeçar gjendet i vdekur në shtëpi. Arsyeja enigmë...

Jian Kayo ishte opsioni i tretë që mbronte portën e Ituanos

21 Shkurt 2023, 15:42 Nga DOSJA

Futbolli brazilian në zi! Portieri 21-vjeçar gjendet i vdekur

BRAZIL - Këtë të hënë, futbolli brazilian mban zi për vdekjen e Jian Kayo, një portier i ri vetëm 21 vjeç, i cili u gjet i pajetë të shtunën mbrëma në shtëpi. Informacioni u avancua dhe u konfirmua nga Ituano, skuadra e fundit në renditjen e Paulistãos, një klub me të cilin ish-futbollisti ishte bashkuar që nga viti 2021.

"Me pikëllim dhe tronditje të madhe, Ituano FC njofton vdekjen e futbollistit Jian Kayo Gomes Soares. Trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij natën e së shtunës. Portieri Jian Kayo, i lindur në Parana, ishte 21 vjeç. Ai u bashkua me Ituano U-20 vjeç në 2021 dhe ishte titullar në Campeonato Paulista atë vit, titullar në Copa São Paulo në 2022.

Premtues dhe cilësor, ai u promovua në skuadrën e të rriturve për sezonin e 2023. Na vjen keq për këtë humbje të madhe, duke i drejtuar lutjet tona atij, familjes dhe miqve të tij. Ituano FC po ofron të gjithë mbështetjen dhe vëmendjen e nevojshme për familjen, në këtë moment dhimbjeje të thellë. Sa më shpejt të jetë e mundur, pas miratimit nga autoritetet dhe familjarët do të japim informacione shtesë”,- lexohet në shënimin e lëshuar nga klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ITUANO FUTEBOL CLUBE (@ituanofc)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll