Sport

Pronari i Liverpool del hapur: "Nuk e shesim klubin..."

Objektivi kryesor i grupit është të gjejë njerëz të gatshëm për të investuar në klubin Merseyside, në mënyrë që ai të mbeten në nivelin e lartë që ka qenë vitet e fundit, duke përjashtuar sezonin aktual.

21 Shkurt 2023, 12:18 Nga DOSJA
Pronari i Liverpool del hapur: "Nuk e shesim klubin..."

ANGLI - John Henry i dha fund skenarëve që donin që ai dhe FSG të ishin afër një marrëveshjeje me blerësit për shumicën e aksioneve të Liverpool, duke deklaruar se objektivi kryesor i grupit është të gjejë njerëz të gatshëm për të investuar në klubin Merseyside, në mënyrë që ai të mbeten në nivelin e lartë që ka qenë vitet e fundit, duke përjashtuar sezonin aktual.

“E di që po flitet shumë rreth Liverpoolit, por unë do t'i qëndroj fakteve. Sapo kemi zyrtarizuar një proces në vazhdim.

A do të jemi përgjithmonë në Angli? A po e shesim Liverpoolin?  A po flasim me investitorët për Liverpoolin? Po. A do të ndodhë diçka në këtë pistë? Besoj se po, por nuk po flasim për shitje. A kemi shitur ndonjë gjë në 20 vjet?”, komentoi ai .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll