Sport

Dani Alvesh rrezikon arratisjen... gjykata i rrëzon kërkesën!

Ylli 39-vjeçar kishte deklaruar gatishmërinë e tij për të dalë nga burgu edhe për të mbajtur një sistem gjeolokimi (byzylyk), ndërsa pranoi të dorëzonte të dyja pasaportat për të arritur lirimin me kusht

21 Shkurt 2023, 12:12 Nga DOSJA
Dani Alvesh rrezikon arratisjen... gjykata i rrëzon kërkesën!

SPANJE - Dani Alves, i cili është arrestuar që prej 20 janarit, pasi akuzohet për sulm seksual ndaj një të reje në një klub nate të Barcelonës, mbetet në paraburgim. Gjykata refuzoi ankesën e superyllit brazilian ndaj vendimit të shkallës së parë dhe ai do të qëndrojë në burg.

Ylli 39-vjeçar kishte deklaruar gatishmërinë e tij për të dalë nga burgu edhe për të mbajtur një sistem gjeolokimi (byzylyk), ndërsa pranoi të dorëzonte të dyja pasaportat për të arritur lirimin me kusht, por gjykata e konsideroi të dyshuar për t'u arratisur nga vendi dhe refuzoi kërkesën e tij dhe do të qëndrojë në paraburgim.

Duhet të theksohet se ylli 39-vjeçar u bë braziliani më i vjetër që ka luajtur në një ndeshje të Kupës së Botës kur ai drejtoi “seleção” në ndeshjen kundër Kamerunit në Kupën e Botës në Katar. Ai mban gjithashtu rekordin për më shumë trofe në karrierë, me gjithsej 43.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll