Sport

"Bëm baba të të ngjajë..." shprehja që i shkon më së miri djalit të Adrian Mutu, i përfshirë në skandale me të mitura...

Mario Mutu është 19 vjeç dhe kur bëhet fjalë për skandale, ai ka ndjekur vetëm hapat e të atit. Pasi u largua nga prindërit dhe filloi të jetonte me të dashurën e tij, mediat në Rumani zbuluan se e zgjedhura e tij, Mara Georgescu, ishte e mitur.

21 Shkurt 2023, 12:06 Nga DOSJA

"Bëm baba të të ngjajë..." shprehja që i

RUMANI - Futbollist, Adrian Mutu ishte shpesh në qendër të skandaleve. Asi i famshëm rumun bëri një karrierë të rëndësishme por që e ktheu në drama shpesh jetën e tij. Si në Rumani, ashtu edhe në Itali e Angli, ku ndërtoi karrierën e tij.

"Bëm baba të të ngjajë..." shprehja që i

Sot, Adrian Mutu (44) është në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të djalit të tij Mario, i cili nuk pushon së tronditur me vendimet e tij. Mutu junior së fundmi u largua nga prindërit për shkak të të dashurës së tij.

Mario Mutu është 19 vjeç dhe kur bëhet fjalë për skandale, ai ka ndjekur vetëm hapat e të atit. Pasi u largua nga prindërit dhe filloi të jetonte me të dashurën e tij, mediat në Rumani zbuluan se e zgjedhura e tij, Mara Georgescu, ishte e mitur.

"Bëm baba të të ngjajë..." shprehja që i

Vetë Adrian Mutu nuk ishte entuziast për vendimin e djalit të tij dhe u përpoq në çdo mënyrë ta largonte nga ideja, por dështoi. Ai e dinte që djali i tij do të ishte lajmi kryesor për mediat në Rumani, jo vetëm për ditë të tëra, por edhe për muaj të tërë sa zgjati skandali.

Nuk kalon ditë që portalet rumune të mos shkruajnë lajme për Marion dhe të dashurën e tij të mitur Maria Georgescu. Ata po ndjekin hapat e tyre. Së fundmi Mario Mutu ka krijuar një skandal në spital pasi nuk priste dot në radhë, ndaj ofendoi mjekët dhe njerëzit në dhomën e pritjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mara G yt???? (@iammarra444)

Për gjithë këtë ka reaguar edhe policia, e cila ka rezultuar se Marios i ka dhembur dhëmbët dhe se ka tentuar të futet në radhën e dentistit me sjellje arrogante dhe të vrazhdë, gjë që nuk i lejohet.

Ajo që e mërziti veçanërisht Adrian Mutu ishte vendimi i të dashurës së djalit të tij Mario për të shitur fotot e saj nudo përmes një platforme për të rritur. Tarifa mujore e abonimit për profilin e saj është pesë dollarë. Ajo që ka habitur më shumë publikun në Rumani është se Mario nuk ka absolutisht asgjë kundër, ose më saktë fton njerëzit të abonohen në profilin e Marias.

- Sigurisht që e mbështes. Të gjithë ju që dëshironi të dini se çfarë lloj fotosh poston ajo, abonohuni në llogarinë e saj. Disa thonë se ka edhe fotografi të mia në të cilat jam i zhveshur, por nëse doni të dini nëse është e vërtetë, duhet të abonoheni - tha Mario dhe shtoi:

- Unë jetoj me të dashurën time dhe do të jemi bashkë sido që të jetë. Çfarëdo që të tjerët përpiqen të na bëjnë. Unë e mbështes atë në gjithçka, le të jetë e qartë për të gjithë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mara G yt???? (@iammarra444)

Publiku rumun është tronditur nga sjellja e dy të rinjve dhe pyet veten se çfarë thonë prindërit e tyre për një turp të tillë. Adrian Mutu ka tentuar disa herë të flasë me të birin, por pa sukses. Prindërit e të miturës Mara Georgescu nuk janë deklaruar për publikun.

"Bëm baba të të ngjajë..." shprehja që i

Adrian Mutu ka tre martesa pas tij. Në fillim të karrierës së tij, rumuni ishte i fejuar me modelen dhe aktoren izraelite Moran Atias. Nga viti 2001 deri në vitin 2003, ai ishte i martuar me aktoren dhe prezantuesen televizive rumune Alexandra Dinu, me të cilën ka një djalë, Mario (21).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adrian Mutu (@adrian10mutu)

Në vitin 2005, ai u martua me Consuela Matos Gomez, një modele nga Republika Domenikane, me të cilën ka dy vajza, Adriana (2006) dhe Maya Vega (2008). Ata u divorcuan në vitin 2015, vetëm një vit më vonë Adrian Mutu u martua me Sandra Bacici, një ish-modele rumune. Ajo ka një djalë, Tiago Adriano Mutu (2017).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll