Bota

VIDEO/ Putin mban fjalim, Sergei Lavrov nuk i reziston dot gjumit, dremit në karrige

Në rreshtin e parë, ka qenë vetë i besuari i Putin për Ministrinë e Jashtme Sergei Lavrov, i cili është kapur nga kamerat duke mos i rezistuar dot përgjumjes.   

21 Shkurt 2023, 15:32 Nga I.A
VIDEO/ Putin mban fjalim, Sergei Lavrov nuk i reziston dot gjumit, dremit
Sergei Lavrov

RUSI- Fjalimi i Presidentit rus Vladimir Putin duket se ka përgjumur të gjithë të pranishmit. Në rreshtin e parë, ka qenë vetë i besuari i Putin për Ministrinë e Jashtme Sergei Lavrov, i cili është kapur nga kamerat duke mos i rezistuar dot përgjumjes.   

Fjalimi erdhi në një moment shumë simbolik, pothuajse një vit pasi Putin njoftoi fillimin e pushtimit të Ukrainës dhe një ditë pas vizitës së papritur të presidentit amerikan, Joe Biden në Kiev. Putin informoi elitën politike dhe ushtarake ruse për gjendjen e operacionit special ushtarak në Ukrainë. Ai gjithashtu theksoi se do të merrte masa ndaj vendeve të Perëndimit të cilat kanë shprehur hapur mbështetjen e tyyre ndaj Ukrainës që në nisje të agresionit rus. Lideri rus theksoi gjithashtu se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, kanë përhshkallëzuar situatën e luftës.

sergei lavrov vladimir putin lufta ne ukraine fjalimi i putin 21 shkurt

Sondazh

Poll