Bota

VIDEO/ I mbijetoi tërmetit vdekjeprurës, vogëlushja 5- vjeçare i fryn qirinjve të tortës mes rrënojave

E rrethuar nga fëmijë, punonjës, vullnetare e prindërit e saj, vogëlushja e cila quhet Birfin ka fryrë qirinjtë e tortës teksa buzëqeshte e lumtur. 

21 Shkurt 2023, 15:16 Nga a.l
VIDEO/ I mbijetoi tërmetit vdekjeprurës, vogëlushja 5-
Berfin

TURQI- Momente emocionuese janë filmuar nga Hatay, një nga zonat më të prekura nga tërmetet e fundit vdekjeprurëse në Turqi. Në rrjet është duke u bërë virale një video ku një 5- vjeçare e cila i mbijetoi tërmetit të fuqishëm dy javë më parë, sot ka festuar ditëlindjen mes rrënojave të ngelura nga qyteti i shkatërruar. E rrethuar nga fëmijë, punonjës, vullnetare e prindërit e saj, vogëlushja e cila quhet Birfin ka fryrë qirinjtë e tortës teksa buzëqeshte e lumtur. 

Ishte një ditë shumë e bukur”, është shprehur vogëlushja.

SHIKO VIDEON KËTU

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) deklaroi se pas tërmetit me magnitudë 6,4 që ndodhi dje në provincën jugore turke Hatay, ndodhën edhe 90 pasgoditje, më e madhja prej të cilave ishte 5,8 ballë. Njoftohet gjithashtu se gjatë natës në rajon janë dërguar 6.000 tenda për qytetarët dh se dërgimi i çadrave do të vazhdojë gjatë gjithë ditës me rrugë ajrore dhe tokësore.Tërmeti i fundit vjen dy javë pas tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt, nga të cilat jetën humbën mbi 41 mijë persona.

termet ne turqi berfin

Sondazh

Poll