Bota

Fjalimi i Putin/ Paralajmërimi i analistit: Ky është fillimi i një lufte të tretë botërore

Ai gjithashtu shpjegoi se pushtimi i Moskës nuk ka shkuar siç ishte planifikuar për Putin dhe tani popullit rus duhet të bëjë disa sakrifica më të mëdha.

21 Shkurt 2023, 15:07 Nga a.l
Fjalimi i Putin/ Paralajmërimi i analistit: Ky është fillimi i
Vladimir Putin

RUSI- Fjalimi i presidentit Vladimir Putin ditën e sotme në Asamblenë Federale ka kaluar në  'skaner' nga analistë të shquar. Sipas analistit Michael Clarke deklaratat plot revoltë e kërcënime nga ana e liderit rus shtojnë frikën për filimin e një lufte të tretë botërore. 

"Putin tha se Rusia është përpjekur të negociojë, por Perëndimi ka gjithmonë një axhendë sekrete. Për të, ky është fillimi i një lufte të tretë botërore”, tha profesor Clarke. 

Ai gjithashtu shpjegoi se pushtimi i Moskës nuk ka shkuar siç ishte planifikuar për Putin dhe tani popullit rus duhet të bëjë disa sakrifica më të mëdha.

Ato sakrifica mund të justifikohen vetëm nëse lufta ka të bëjë me diçka më të madhe se Ukraina, dhe kështu është një luftë për mbijetesë. Ne i kemi dëgjuar të gjitha këto më parë, por ju i keni bashkuar të gjitha në një rrëfim mjaft koherent dhe nuk lë asnjë vend për diskutim", tha ai. 

Po ashti Keir Giles, një ekspert për çështjet e sigurisë që prekin Rusinë tha se kërcënimet e Putinit për të përdorur armë bërthamore ishin më delikate dhe më të zbehta nga sa janë dëgjuar më parë, ndonëse nuk i anashkaloi.

vladimir putin michael clarke

Sondazh

Poll