Bota

Rasti 'Dehari'/ Sot Haki Abazi do të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale, IML: Vetëm policia i ka videot e laboratorëve

Abazi disa ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

21 Shkurt 2023, 09:48 Nga a.l
Rasti 'Dehari'/ Sot Haki Abazi do të merret në pyetje nga
Haki Abazi

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi do të merret sot në pyetje nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari. Abazi javën e kaluar hodhi akuza të rënda lidhur me rastin, pasi kërkoi nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML). Ai gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

IML-ja është në monitorim me kamera 24 orë. Dhe thash që prokuroria duhet të marr në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Dhe platforma e LVV-së ka qenë që drejtësia duhet të dal në dritë”, ishte shprehur Abazi.

Ndërkaq, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka njoftuar se ka kërkuar që ai të jetë prezent gjatë marrjes në pyetje të Abazit.

Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori. A do të na thërras Prokuroria apo jo e marrim vesh të martën”, ka shkruar Gashi.

Ditor Haliti, zv.drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, tha se katër punëtorët e pezulluar me vendim të komisionit disiplinor me 8 dhjetor të vitit 2022, janë rikthyer në punë. I pyetur rreth akuzave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari, ndërsa theksoi se nuk kanë pasur akses në ato video, sepse janë marrë nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale. Abazi disa ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari. Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka hedhur dyshime se mostrat e gjakut të Astrit Deharit mund të jenë zhdukur shumë më herët se që është raportuar zyrtarisht.

haki abazi

Sondazh

Poll