21 Shkurt 2023, 08:27
Nga A.B
Joe Biden
POLONI- Pas vizitës në Kiev, ku qëndroi mbi pesë orë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbërritur në Poloni. Vizita e paparalajmëruar në Ukrainë - e para prej se Rusia nisi pushtimin e këtij vendi gati një vit më parë – nënvizoi edhe një herë mbështetjen e Uashingtonit për Kievin.
Biden u takua më 20 shkurt me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Pallatin Mariyinskiy në qendër të kryeqytetit ukrainas.
"Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë", tha Biden, duke folur nga një podium i dekoruar me flamuj të SHBA-së dhe Ukrainës.
“Dhe Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”.
"Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju", tha ai.
Ai shtoi se SHBA-ja po përgatit një dërgesë të re të "pajisjeve kritike" për Ukrainën, e cila, siç tha, do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore, në vlerë prej 500 milionë dollarësh. Biden paralajmëroi edhe sanksione të reja kundër shtetit rus.
SHBA-ja është ndër ofruesit më të mëdhenj të ndihmave për ushtrinë ukrainase. Që nga fillimi i pushtimit rus, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Uashingtoni i ka dërguar pajisje mbrojtëse dhe logjistike në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh./Dosja.al
joe biden poloni
Bota
21 Shkurt 2023, 08:25
A.B
Putin
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë sot një fjalim në Asamblenë Federale, ku do t'i drejtohet kombit dhe botë...
Bota
20 Shkurt 2023, 23:18
Foto Ilustruese
UKRAINË- Ndërsa raketat ruse vazhdojnë të godasin infrastrukturën dhe rrjetin energjitik të Ukrainës, sh...
Bota
20 Shkurt 2023, 23:13
Andrew Tate
KOSOVË- Njëzet e një duart e ngritura lart në një klasë të gjimnazit “Sami Frashëri” në...
Bota
20 Shkurt 2023, 23:10
F.M
Arbëreshë Kryeziu Hyseni
KOSOVË- Arbëreshë Kryeziu Hyseni, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka denoncuar nënkryeta...
Bota
20 Shkurt 2023, 23:05
F.M
Charles McGonigal dhe Vlora Çitaku
KOSOVË- Dosja e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal ka trazuar dhe politikën në Ko...
Bota
20 Shkurt 2023, 22:49
Foto Ilustruese
RUSI- Ekonomia ruse është tkurrur vitin e kaluar më pak sesa është pritur, marrë parasysh nisjen e luftë...
Bota
20 Shkurt 2023, 22:09
a.l
Joe Biden
POLONI- Presidenti i SHBA-ve Joe Bidenka mbërritur në Poloni. Më herët, lideri amerikan ka zhvilluar një vizitë...
Bota
20 Shkurt 2023, 21:54
a.l
Tërmeti në Turqi
TURQI- Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga Hatay, zona turke në kufi me Sirinë, e cila pasditen e...
Bota
20 Shkurt 2023, 21:48
a.l
Gazetarja duke raportuar për tërmetin në Turqi
TURQI- Turqia u trondit pasditen e sotme nga dy lëkundje të forta tërmet...
Bota
20 Shkurt 2023, 21:43
a.l
Robert Mugabe
AFRIKA E JUGUT- Një nga bijtë e ish-presidentit të Zimbabves, Robert Mugabe, është arrestuar për dëmtime p...