Bota

Përhapi panik te banorët e zonës duke ndezur zjarr te 'Kepi i djepzave' në Klos, arrestohet 38- vjeçari

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. 

21 Shkurt 2023, 09:17 Nga a.l
Përhapi panik te banorët e zonës duke ndezur zjarr te 'Kepi
Policia

DIBËR- Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, bashkia Klos, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është shkaktuar panik tek banorët dhe janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte. Në pranga ka rënë personi i identifikuar me inicialet A. Xh., 38 vjeç. 

"Klos, ndezi zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, flakët u përhapën duke djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe duke shkaktuar panik tek banorët, pas disa orësh hetime, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar. Në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 38 vjeç", njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. 

arrestime ne diber

Sondazh

Poll