Bota

Kryeministrja italiane, Girogia Meloni vizitë në Kiev/ Takim me presidentin Zelenskyy, zbardhet axhenda

Më herët kryeministrja italiane ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Ukrainës e cila është nën presionin e vazhdueshëm të luftës dhe agresionit rus.

21 Shkurt 2023, 08:49 Nga a.l
Kryeministrja italiane, Girogia Meloni vizitë në Kiev/ Takim me
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të zhvillojë sot një vizitë në kryeqytetin ukrainas, Kiev ku do të takohet me  ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Siç raportojnë mediat e huaja, Meloni do të vizitojë Varshavën përpara se të shkojë në Ukrainë, ku do të takohet me kryeministrin polak Mateusz Moraëiecki.

Më herët kryeministrja italiane ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Ukrainës e cila është nën presionin e vazhdueshëm të luftës dhe agresionit rus. Ajo pritet që sot të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën. Lajmin për të vizituar kryeqytetin ukrainas e ka dhënë vetë kryeministrja e cila njoftoi planet për të vizituar Kievin në prag të 24 shkurtit, në përvjetorin e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

giorgia meloni

Sondazh

Poll