Bota

Sot mësojmë FATIN e Ukrainës? Putin i drejtohet botës me një fjalim, pritet të zbulojë planet për vitin e dytë të pushtimit

Putin do të informojë elitën politike dhe ushtarake ruse për gjendjen e "operacionit special ushtarak" në Ukrainë dhe shumë presin të dëgjojnë planet e tij në vitin e ardhshëm.

21 Shkurt 2023, 08:25 Nga A.B
Sot mësojmë FATIN e Ukrainës? Putin i drejtohet botës me
Putin

RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë sot një fjalim në Asamblenë Federale, ku do t'i drejtohet kombit dhe botës. Ai pritet të prezantojë objektivat e tij për vitin e dytë të pushtimit të Ukrainës, raportoi “Guardian”.

Kjo vjen vetëm tri ditë para përvjetorit të parë të luftës së paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, dhe një ditë pas vizitës së papritur të presidentit amerikan, Joe Biden në Kiev.

Putin do të informojë elitën politike dhe ushtarake ruse për gjendjen e "operacionit special ushtarak" në Ukrainë dhe shumë presin të dëgjojnë planet e tij në vitin e ardhshëm.

Fjalimi vjen në një moment shumë simbolik, pothuajse një vit pasi Putin njoftoi fillimin e pushtimit të Ukrainës.

'Në një moment kaq vendimtar dhe shumë të ndërlikuar në zhvillimin tonë, në jetën tonë, të gjithë presin një mesazh me shpresën se do të dëgjojnë një vlerësim të asaj që po ndodh, një vlerësim të një operacioni special ushtarak' - tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Putin gjithashtu do të bëjë analizën e tij të situatës ndërkombëtare dhe do të përshkruajë vizionin e tij për zhvillimin e Rusisë pas vendosjes së sanksioneve perëndimore, tha Kremlini.

Fjalimi do të fillojë në orën 10:00. Kremlini planifikon gjithashtu të mbajë një koncert festiv në stadiumin Luzhniki më vonë gjatë ditës dhe më pas të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme të Dumës dhe Këshillit të Federatës të mërkurën.

vladimir putin

Sondazh

Poll