Bota

1-vjetori i LUFTËS/ Franca në mbështetje të Ukrainës, më 24 shkurt kulla Eiffel do të ndriçohet nga ngjyrat e flamurit ukrainas

Këtë lajmërim kryebashkiakja e ka bërë përmes një postimi në rrjetin e saj social në Twitter. 

21 Shkurt 2023, 08:57 Nga a.l
1-vjetori i LUFTËS/  Franca në mbështetje të Ukrainës,
Kulla Eiffel

FRANCË- Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo ka njoftuar se kulla Eifel në Paris do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas në përvjetorin e fillimit të konfliktit në Ukrainë. Këtë lajmërim kryebashkiakja e ka bërë përmes një postimi në rrjetin e saj social në Twitter. 

"Të enjten mbrëma, Kulla Eifel do të ndriçohet me ngjyrat e Ukrainës. Një vit nga fillimi i luftës, Parisi mbetet i përkushtuar ndaj mbështetjes së palëkundur të popullit të Ukrainës", shkroi kryebashkiaku në Tëitter.

Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës më 24 shkurt, gati një vit më parë. Presidenti rus Vladimir Putin kërkoi t'i jepet fund zgjerimit të NATO-s në ish-republikat sovjetike. Fushata e luftës e Moskës është zhytur në pengesa ushtarake, pasi fuqitë perëndimore vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare dhe ushtarake për Kievin. Zyrtarët rusë kanë thënë se dërgimi i armëve në Ukrainë zgjat dhe intensifikon konfliktin. Nga ana tjetër Amerika, administrata e Biden më herët ka deklaruar se është e përkushtuar të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa duhet për të ndihmuar vendin të luftojë pushtimin agresionin rus. Zyrtarët amerikanë thonë se ndihma është e nevojshme jo vetëm për hir të aleatëve ukrainas, por edhe për të ruajtur rregullat kundër luftërave të paprovokuara dhe për të mbrojtur rendin ndërkombëtar. Gjatë vizitës së tij të papritur në Kiev, Biden e përshkroi agresionin rus si brutal dhe të padrejtë teksa u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

kulla eiffel

Sondazh

Poll