Tërmeti në Turqi/ Gjeoshkencëtari paralajmëron: Stambolli duhet të ketë kujdes, Hatay ka shkarkuar energji
Prof. Dr. Naci Görür TURQI- Gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur ka deklaruar se provinca që u godit mbrëmë, Hatay...
Shala akuzohet mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me katër akuza për krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
KOSOVË- Sot, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) do të nisë gjykimi ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala ndaj të cilit rëndojnë akuza nën pretendimin për krime lufte. Seanca është paralajmëruar se do të fillojë në ora 9:30, por do të transmetohet me 45 minuta vonesë.
Siç raportojnë mediat kosovare, Shala akuzohet mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me katër akuza për krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Pretendohet se krimet u kryen afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, që pretendohet se shfrytëzohej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Më 21 shkurt, kryegjykatësja do të hapë gjykimin, do të kërkojë që të akuzuarit t’i lexohen akuzat, do ta informojë atë për të drejtat dhe detyrimet dhe do ta pyesë nëse e ka kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshiron të konfirmojë vetëdeklarimin e tij të mëhershëm si i pafajshëm. Më pas, Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja do të kenë përkatësisht nga dy orë për të bërë deklaratat e tyre hyrëse. Mbrojtja ka bërë të ditur se pas deklaratës hyrëse të saj, z. Shala dëshiron të bëjë një deklaratë të shkurtër pa betim, me kohëzgjatje prej përafërsisht 5 minutash.
Prof. Dr. Naci Görür TURQI- Gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur ka deklaruar se provinca që u godit mbrëmë, Hatay...
Policia DIBËR- Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, bashkia...
Përmbytje në Brazil SPANJË- Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë zhvendosur si pasoj&eum...
Kulla Eiffel FRANCË- Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo ka njoftuar se kulla Eifel në Paris do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit...
Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të zhvillojë sot një vizitë në kryeqytetin ukrainas, Kiev ku d...
Joe Biden POLONI- Pas vizitës në Kiev, ku qëndroi mbi pesë orë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbërritur në Poloni. ...
Putin RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë sot një fjalim në Asamblenë Federale, ku do t'i drejtohet kombit dhe botë...
Foto Ilustruese UKRAINË- Ndërsa raketat ruse vazhdojnë të godasin infrastrukturën dhe rrjetin energjitik të Ukrainës, sh...
Andrew Tate KOSOVË- Njëzet e një duart e ngritura lart në një klasë të gjimnazit “Sami Frashëri” në...
Arbëreshë Kryeziu Hyseni KOSOVË- Arbëreshë Kryeziu Hyseni, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka denoncuar nënkryeta...