Bota

Deputetja e VV: Takimi i Vlora Çitakut me McGonigal u zhvillua kur nisën diskutimet për shkëmbime territoresh

Deputetja e VV tha se takimet e Çitakut me McGonigal janë bërë kur nisën diskutimet për shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë.  

20 Shkurt 2023, 23:10 Nga F.M
Deputetja e VV: Takimi i Vlora Çitakut me McGonigal u zhvillua kur
Arbëreshë Kryeziu Hyseni

KOSOVË- Arbëreshë Kryeziu Hyseni, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka denoncuar nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku se ka patur takime të vazhdueshme me Charles McGonigal, ish-agjentin e FBI-së që uvu në pranga. Në një lidhje me skype nga Prishtina për Çim Peka Live, deputetja e VV tha se takimet e Çitakut me McGonigal janë bërë kur nisën diskutimet për shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë.  

"Në 2017 ka nisur diskutimi për shkëmbimin territorial. DHe ajo çfarë ne dyshojmë, nëse kjo ka patur një takim me të, sigurisht ka patur edhe takime të tjera. Takime që nuk janë publike. Çfarë mund të jetë folur? Takimi zyrtar me foton që po qarkullon, është takimi ku ka nisur diskutimi për shkëmbimin territorial. McGonigal ka akuza nga departamenti i drejtësisë që ka nxjerrë informacione konfidenciale që cenojnë sigurinë e SHBA", tha ajo. 

Ish-agjenti Charles McGonigal ka trazuar dhe politikën në Kosovë. Ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i cili i ka kërkuar llogari nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, për lidhjet me Charles McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit në FBI. Abrashi publikoi dy fotografi në Facebook, ku Çitaku shihet në praninë e McGonigal. Nga ana e Çitakut s’ka pasur asnjë reagim.

charles mcgonigal vlora citaku

Sondazh

Poll