Bota

Charles McGonigal trazon dhe Kosovën, deputeti i VV-së nxjerr fotot: Vlora Çitaku krah ish-agjentit, çfarë i lidh bashkë

Abrashi publikoi dy fotografi në Facebook, ku Çitaku shihet në praninë e McGonigal.

20 Shkurt 2023, 23:05 Nga F.M
Charles McGonigal trazon dhe Kosovën, deputeti i VV-së nxjerr fotot:
Charles McGonigal dhe Vlora Çitaku

KOSOVË- Dosja e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal ka trazuar dhe politikën në Kosovë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i ka kërkuar llogari nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, për lidhjet me Charles McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit në FBI. Abrashi publikoi dy fotografi në Facebook, ku Çitaku shihet në praninë e McGonigal.

“Të gjithë shqiptarët tashmë janë të njohur për ‘rastin Mcgonigal’, ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së, dhe lidhjen që kishte me politikanët shqiptarë, por edhe me oligarkë rusë. Në debatin publik e televiziv në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk ka pasur asnjë të tillë, kemi parë tek përmenden edhe politikanë nga Kosova. Rasti Mcgonigal nuk është çfarëdo teme por çështje që ndërthuren shumë zhvillime politike”, shkroi Abrashi.

Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?

Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, ndërsa Opozita ka zhvilluar disa protesta kombëtare ke a premtuar se do të vijojë me të tjera. Nga ana tjetër, debatet e zhvilluara në Kuvend kanë sjellë përjashtimin e shumë deputetëve të Partisë Demokratike. Në dosje flitej dhe për takimet e McGonigal me politikanë në Kosovë e Bosnje Hercegovinë, por deri më sot nuk kishin dalë me emra./Dosja.al

artan abrashi charles mcgonigal

Sondazh

Poll