20 Shkurt 2023, 16:22
Nga k.m.
Holta Zaçaj
Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, zgjodhi sot, në raundin e tretë të votimit, kryetaren e re të saj, Holta Zaçajn, e cila mori një shumicë prej 5 votash. Ajo vihet në drejtimin e Gjykatës, pas vetëm më pak se një muaj eksperiencë si anëtare e saj, dhe me një mandat të cunguar.
Sipas ligjit, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka një mandat 3-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Por Zaçaj, nuk do të mund ta ushtrojë të plotë mandatin e fituar sot, pasi në vitin 2025, asaj i përfundon mandati si anëtare e Gjykatës. Ajo u zgjodh si e tillë në janar, duke marrë pjesën e mbetur të mandatit të Vitore Tushe, e vetmja, nga anëtarët që i mbijetoi procesit të vettingut, dhe qëndroi në detyrë deri në plotësimin e Gjykatës me të 9 anëtarët e saj të rinj.
Në garë për kreun e Kushtetueses ishin dhe dy anëtare të tjera të gjykatës, Fiona Papajorgji dhe Mariana Semini. Në dy raundet e para asnjë prej emrave në garë, nuk kishte marrë shumicën e kërkuar prej të paktën 5 votash. Madje në votimin e dytë, të premten e shkuar, të tre kandidatet, morën nga 3 vota secila, ndërsa sot, duket se dy nga votat që kishin qenë për Semini, i kaluan Zaçaj. Anëtarja Semini mori vetëm një votë, ndërsa Papajorgji ruajti 3 votat që kishte marrë më parë.
Zaçaj, 47 vjeçe, vjen nga sistemi i avokaturës, me një angazhim dhe si eksperte ligjore, kryesisht në fushën e së drejtës familjare dhe asaj të fëmijëve./VOA
holta zaçaj
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:13
F.M
Erik Fullani
TIRANË- Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është ndaluar n...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:03
F.M
Elton Kila
ELBASAN- Jeta e Elton Kilës, që njihet ndryshe dhe si Oti i Elbasanit u vu në rrezik për të disatën herë dit&...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 15:32
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Edhe pse temperaturat kanë qenë të larta këto kohë, rastet e pacientëve me viroza vijon t&e...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 15:22
I.A
Policia
SHKODËR- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një 32-vjeçar i plagosur me ar...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 15:00
I.A
Julian Kosova
GREQI- 34-vjeçari shqiptar Julian Kosova, i cili u vra herët të hënën në një lokal në zonë...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 14:28
A.B
Helikopter
ITALI- Plagoset shqiptari në Cervaro. 62-vjeçari u rrëzua, duke goditur kokën. Aksidenti ndodhi gjatë punës, tek...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 13:58
A.B
Pellumb Pipero
TIRANË- Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në qendrën spitalore universitare "N&eum...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 13:26
A.B
Anija
TIRANË- Nafta kontrabandë e bllokuar nga Autoritetet Policore dhe ato portuale në Durrës, ishte porositur nga një biznesmen ...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 12:54
A.B
Athanasios Nazos dhe Julian Kosova
GREQI- Athanasios Nazos vrau shqiptarin Julian Kosovën, pasi ky i fundit ngacmoi vajzën që ishte pran&eum...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 12:42
A.B
Makina
TIRANË- Automjeti tip 'BMW X6', i gjetur dy ditë më parë në Elbasan, brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikov q&eu...