Aktualitet

Do përdorej për atentatin në Elbasan, 'BMW X6' rezulton të jetë vjedhur në Shkodër

Mjeti është vjedhur këtë muaj.

20 Shkurt 2023, 12:42 Nga A.B
Do përdorej për atentatin në Elbasan, 'BMW X6' rezulton
Makina

TIRANË- Automjeti tip 'BMW X6', i gjetur dy ditë më parë në Elbasan, brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikov që do të përdoreshin për një atentat që dështoi e rezulton e vjedhur më 6 shkurt në Shkodër. Ka dyshime, se Arsen Preçi dhe Arben Spahiu kishin si shënjestër të atentatit mafioz, vrasjen e Elton Kilës. 

Sipas policisë, dy personat e arrestuar, për shkak të presionit të ushtruar, fshehën mjetin, armët e zjarrit, bidonat me benzinë dhe mjetet e tjera me të cilat do të kryenin krimin. 

Arsen Preçi, 53 vjeç, banues në Elbasan do të hetohet për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje"; Arben Spahiu, 44 vjeç, banues në Elbasan do të hetohet për veprën penale "Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

parandalohet atentati ne elbasan

Sondazh

Poll