Aktualitet

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, biznesmeni grek: Po ngacmonte vajzën që ishte me mua

33-vjeçari e ka justifikuar aktin e tij duke thënë se shqiptari po ngacmonte vajzën që ishte me të.

20 Shkurt 2023, 12:54 Nga A.B
Vrau shqiptarin me plumb në kokë, biznesmeni grek: Po ngacmonte
Athanasios Nazos dhe Julian Kosova

GREQI- Athanasios Nazos vrau shqiptarin Julian Kosovën, pasi ky i fundit ngacmoi vajzën që ishte pranë grekut. Kështu deklaroi para grupit hetimor greku, i cili pas krimit u vetëdorëzua në polici. 

'Protothema' raporton se 33-vjeçari e ka justifikuar aktin e tij duke thënë se shqiptari po ngacmonte vajzën që ishte me të.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në orën 6 të mëngjesit, në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos. Sipas informacioneve, para vrasjes ka pasur një sherr mes autorit dhe shqiptarit.

Pas sherrit, 33-vjeçari doli nga lokali për t'u kthyer pak më vonë me një pushkë gjuetie me të cilën qëlloi duke lënë të vdekur në vend shqiptarin. Kur u arrestua, 33-vjeçari ishte në gjendje të keqe dhe dukshëm nën efektin e alkoolit.

Mediat greke bëjnë të ditur se shqipari kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të “ishullit të erërave”, ndërsa autori ishte pronar hoteli.

athanasios nazos vritet julian kosova julian kosova

Sondazh

Poll