Aktualitet

Nafta kontrabandë në Durrës/ Ngarkesa e bllokuar në anijen me flamur liberian u porosit nga biznesmeni shqiptar

Sasia e madhe prej 22,500 ton naftë u bllokua pas dyshimeve se kjo sasi ishte kontrabandë dhe me dokumente të falsifikuara.

20 Shkurt 2023, 13:26 Nga A.B
Nafta kontrabandë në Durrës/ Ngarkesa e bllokuar në anijen
Anija

TIRANË- Nafta kontrabandë e bllokuar nga Autoritetet Policore dhe ato portuale në Durrës, ishte porositur nga një biznesmen shqiptar. 'OraNews' shkruan se nafta e bllokuar është porositur nga agjensia e hidrokarbureve që menaxhohet nga biznesmeni Piro Bare dhe kap vlerën e 30 milionë eurove.


Sasia e madhe prej 22,500 ton naftë u bllokua pas dyshimeve se kjo sasi ishte kontrabandë dhe me dokumente të falsifikuara. Po ashtu, Policia ndaloi edhe ekuipazhin prej 22 personash që ndodheshin në anije.

Prokuroria e Durrësit, e cila ka drejtuar hetimet në bashkëpunim me disa struktura të Policisë së Shtetit dhe autoritetet portuale, thotë se anija është nga Azerbajxhani, por nafta rezulton të jetë ngarkuar në një port të Rusisë në Detin e Zi. Deri tani asnjë nga 22 anëtarët e ekuipazhit, përfshi dhe kapitenin nuk kanë pranuar të flasin. Dyshohet se nafta ishte planifikuar që të shkarkohej në depozitat e agjensisë së hidrokarbureve në Porto Romano, që zotërohet nga Piro Bare.

piro bare operacioni embargo

Sondazh

Poll