20 Shkurt 2023, 16:13
Nga F.M
Erik Fullani
TIRANË- Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është ndaluar nga Policia e Tiranës këtë paradite. Në njoftim bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, rreth orës 10:45. Ai ka qenë duke qarkulluar me një automjet me xhama të zinj dhe i është vendosur një gjobë me vlerë 20 mijë lekësh për errësimin e tyre.
Në njoftim bëhet me dije se 29-vjeçarit i është gjetur dhe një armë zjarri, por pas verifikimeve ka rezultuar se Fullani e kishte me leje nga firma ku ai punon si bodyguard, sipas procedurave përkatëse.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, sipas të cilit pretendohet se në zonën e ish-Bllokut, është kapur me armë zjarri pistoletë, shtetasi E. F., ju sqarojmë se: Ditën e sotme, rreth orës 10:45, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, në zonën e ish-Bllokut, automjetin me xhama të errësuar, me drejtues shtetasin E. F., 29 vjeç. Këtij shtetasi i është vendosur masa administrative 20 000 lekë të rinj, për xhamat e errësuar të automjetit. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë 29-vjeçarit dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në Komisariat, për verifikime të mëtejshme. Pas verifikimeve ka rezultuar se arma që ai mbante ishte me leje dhe në vijim të veprimeve u bë njoftimi dhe dorëzimi i armës te drejtuesi teknik i firmës, ku ai punon (bodyguard), sipas procedurave përkatëse.
policia e tiranes
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:03
F.M
Elton Kila
ELBASAN- Jeta e Elton Kilës, që njihet ndryshe dhe si Oti i Elbasanit u vu në rrezik për të disatën herë dit&...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 15:32
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Edhe pse temperaturat kanë qenë të larta këto kohë, rastet e pacientëve me viroza vijon t&e...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 15:22
I.A
Policia
SHKODËR- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një 32-vjeçar i plagosur me ar...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 15:00
I.A
Julian Kosova
GREQI- 34-vjeçari shqiptar Julian Kosova, i cili u vra herët të hënën në një lokal në zonë...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 14:28
A.B
Helikopter
ITALI- Plagoset shqiptari në Cervaro. 62-vjeçari u rrëzua, duke goditur kokën. Aksidenti ndodhi gjatë punës, tek...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 13:58
A.B
Pellumb Pipero
TIRANË- Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në qendrën spitalore universitare "N&eum...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 13:26
A.B
Anija
TIRANË- Nafta kontrabandë e bllokuar nga Autoritetet Policore dhe ato portuale në Durrës, ishte porositur nga një biznesmen ...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 12:54
A.B
Athanasios Nazos dhe Julian Kosova
GREQI- Athanasios Nazos vrau shqiptarin Julian Kosovën, pasi ky i fundit ngacmoi vajzën që ishte pran&eum...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 12:42
A.B
Makina
TIRANË- Automjeti tip 'BMW X6', i gjetur dy ditë më parë në Elbasan, brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikov q&eu...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 12:41
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër për trafik të lëndëve narkotik...