Aktualitet

Shqiptari rrëzohet gjatë punës në Itali, 62-vjeçari transportohet me helikopter drejt spitalit

Një helikopter zbriti në sheshin e kompanisë duke e transferuar të plagosurin në spitalin Tor Vergata në Romë

20 Shkurt 2023, 14:28 Nga A.B
Shqiptari rrëzohet gjatë punës në Itali, 62-vjeçari
Helikopter

ITALI- Plagoset shqiptari në Cervaro. 62-vjeçari u rrëzua, duke goditur kokën. Aksidenti ndodhi gjatë punës, teksa shqiptari ishte duke larë gjatë një kamioni. Në vendngjarje mbërritën karabinierët e Cassino dhe urgjenca Ares. Po ashtu një helikopter zbriti në sheshin e kompanisë duke e transferuar të plagosurin në spitalin Tor Vergata në Romë, raporton 'Frosinonenews.eu'.

Nuk dihet se si është gjendja aktuale e shqiptarit./Dosja.al

itali plagoset shqiptari ne itali

Sondazh

Poll