Aktualitet

U shtrua me urgjencë tek QSUT/ Del nga operacioi i vështirë Pëllumb Pipero, si është gjendja e tij shëndetësore

Mjeku ka probleme me shëndetin dhe është shtruar tek neurokirurgjia. 

20 Shkurt 2023, 13:58 Nga A.B
U shtrua me urgjencë tek QSUT/ Del nga operacioi i vështirë
Pellumb Pipero

TIRANË- Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në qendrën spitalore universitare "Nënë Teresa". Sot, u raportua se mjeku ka pasur probleme me shëndetin dhe është shtruar tek neurokirurgjia. Nga të dhënat e deritanishme, të pakonfirmuara nga familja, Pipero thuhet se vuan nga 'insult cerebral trombotik'.

Së fundmi, mësohet se fatmirësisht Pipero ka dalë me sukses nga operacion i vështirë që iu nënshtrua.

Pipero u dërgua me urgjencë ditën e sotme pranë Qendrës Universitare Shëndetësore Nënë Tereza, pasi shfaqi probleme të insultit cerebral trombotik, gjë që ndodh kur një enë gjaku që mban oksigjen dhe lëndë ushqyese për trurin, bllokohet, apo mpiksje gjaku, duke mosfurnizuar trurin me oksigjen.

pellumb pipero

Sondazh

Poll