Aktualitet

Vrasja e shqiptarit/ DINAMIKA- Sherri nisi brenda lokalit, Kosova nxorri thikën, Nazos i mori jetën, autori u vetëdorëzua

Banorët e Mykonos u tronditën pas vrasjes së shqiptarit në lokalin që ndodhet në zonën Skylambela të Mykonos. Autori dhe viktima debatuan në për shkak të një vajze, e cila dyshohet se kishte lidhje me të dy ata.

20 Shkurt 2023, 12:12 Nga A.B
Vrasja e shqiptarit/ DINAMIKA- Sherri nisi brenda lokalit, Kosova nxorri
Julian Kosova

GREQI- Autori i vrasjes së shqiptarit në Mykonos është identifikuar si Athanasios Nazos. Ky person, vrau me kallashnikov 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova, nga Vlora. 

Banorët e Mykonos u tronditën mëngjesin e sotëm pas vrasjes së shqiptarit në lokalin që ndodhet në zonën Skylambela të Mykonos. Autori dhe viktima debatuan në lokal për shkak të një vajze, e cila dyshohet se kishte lidhje me të dy ata, raporton media greke.

Dyshohet se shqiptari e kërcënoi me thikë grekun, mirëpo u qetësua nga klientët dhe pronari i lokalit. Mirëpo, 35-vjeçari grek, u kthye sërish në lokal duke e ekzektuar me kallashnikov në kokë. Viktima u dërgua menjëherë në spital mirëpo ishte tepër vonë, pasi ndërroi jetë.

Autori u shfaqu pak orë më vonë i vetëm në komisariatin e Mikonos, në gjendje të dehur duke pranuar krimin që kreu.

julian kosova vritet julian kosova

Sondazh

Poll